Sherr mes shqiptarësh në Greqi, njëri plagoset rëndë me pushkë deti
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, njëri plagoset rëndë me pushkë deti

Një grindje mes dy shtetasish shqiptarë në Kos të Greqisë ka përfunduar me plagosjen e ndërsjellë të tyre.
Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes 42-vjeçarit dhe një 35-vjeçarit.
I pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.
Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.
Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.