Shevçenko: Maqedonia, kombëtare e nivelit të lartë

Përzgjedhësi i Ukrainës, Andrej Shevçenkos, komentoi kundërshtarët për Kampionatin Evropian, që këtë muaj do të zhvillohet në shumë qytete të Evropës.

Ukraina është pjesë e Grupit C së bashku me Maqedoninë, Austrinë dhe Holandën, ndërsa Shevçenk tregoi një respekt të madh për Maqedoninë.

“Austria dhe Maqedonisë janë kombëtar të nivelit të lartë. Holanda është favorite, por në Evropian nuk ka kundërshtarë të lehtë. Do ti zhvillojmë të gjitha ndeshjet në transfertë, ndërsa Holanda ka përkrahjen e tifozëve në Amsterdam. Edhe pa Van Dajkun, ata janë shumë të fuqishëm. Austria ka futbollist të cilët luajnë në ekipe të forta,” ka deklaruar Shevçenko.

Ukraina sfidën e parë do të zhvillojë më 13 qershor , kundër Holandës në stadiumin në Amsterdam.

LEXO EDHE:

Back to top button