Mesi do të rinovojë kontratën me Barcelonën

Lionel Messi do të vazhdojë qëndrimin te Barcelona, duke shuar të gjitha zërat e largimit nga “Kamp Nou”. Sipas gazetarit të “La Granadella”, Miguel Riko, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi ka pranuar zgjatjen e kontratës së tij.

Mesi dhe Barcelona janë marrë vesh për zgjatjen e kontratës edhe për dy sezone të tjera.

Sipas gazetarit, marrëveshja është mbyllur dhe shumë shpejt do të bëhet zyrtare. Ditë më parë Kun Aguerro konfirmoi lajmin e qëndrimit të argjentinasit , ndërsa sot skuadra katalonase konfrimoi rikthimin e Erik Garsias nga Man. Siti .

LEXO EDHE:

Back to top button