Rokadë te Bajerni, ik Rumenige dhe vjen Oliver Kan

Bajern Munihu konfirmoi se Karl-Heinz Rumenige do të tërhiqet pas 30 vitesh nga hierarkia e klubit në fund të këtij muaji, me ish-kapitenin e Gjermanisë, Oliver Kan, që do ta marrë “stafetën” prej tij.

“Strategjikisht është zgjidhja më e logjikshme në këtë kohëUnë thashë dy vite më parë se po planifikonim një tranzicion të matur dhe tani po zbatohet. Kështu duhet të ndodhë. Ishte një lamtumirë e lumtur dhe me krenari, pasi po dorëzoj një klub që është sportivisht, ekonomikisht dhe strukturalisht plotësisht i shëndoshë. Kjo ishte e rëndësishme për mua,” tha 65-vjeçari Rummenige.

Largimi i Rummeniges paralajmëron një epokë të re te bavarezët, me fillimin e sezonit të ardhshëm. Ai u bashkua me drejtimin e klubit në vitin 1991 si zv.drejtor i përgjithshëm dhe më pas u ngjit në “fron” më 2002, duke mbikëqyrur një periudhë të pabesueshme suksesesh.

Me Rummenige në drejtim, Bajerni e fitoi titullin e Bundesligës 19 herë, si dhe ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve në vitet: 2001, 2013 dhe 2020.

LEXO EDHE:

Back to top button