Shfaqet me shenja në fytyrë, Guardiola zbulon se çfarë ndodhi

Mançester Siti u trondit në Ligën e Kampionëve pasi teksa po udhëhiqte me shifrat 0-3, Fejnordi barazoi ndeshjen duke shënuar 3 gola në minutat e fundit.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri Pep Guardiola u shfaq para mediave dhe vëmendjen e morën menjëherë gërvishtjet në fytyrën dhe kokën e tij. Gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndodhur.
“E bëra me gishtat e mi, doja të lëndoja veten,” tha mes tjerash Pep Guardiola.
Rikujtojmë që Siti është bërë skuadra e parë në historinë e Ligën e Kampiomnëve që kryesonte me tre gola në minutën e 75-të dhe nuk arrin të sigurojë fitoren.