Shifra marramendëse të fitimeve për ndeshjen e NFL-së në “Bernabeu”
Santiago Bernabeu ishte nikoqir i ndeshjes së NFL-së midis Uashington Komandersit dhe Majami Dolfins. Ndeshja e futbollit amerikan është cilësuar si një sukses i madh si për Spanjën ashtu dhe për futbollin amerikan.
78 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në këtë ndeshje, ku e tregon edhe popullaritetin që ka marrë NFL-ja jashtë kufijve të SHBA-së.
Madje kjo ndeshje ka gjeneruar rreth 150 milionë euro në fitime për këshillin e Madridit.
Majami Dolfins janë ata që dolën fitues të kësaj ndeshje, ku fituan ndaj Uashington Komandersit me rezultat 16-13./IndeksOnline/








