Shijoni retë: Restoranti “më i lartë” në botë ndodhet në këtë qytet

Shijoni retë: Restoranti "më i lartë" në botë ndodhet në këtë qytet

" "

Restoranti Heavenly Jin, i vendosur në katin e 120-të të hotelit J Shanghai Tower dhe 556.36 metra mbi tokë, është shpallur zyrtarisht restoranti më i lartë në një ndërtesë, i cili është i regjistruar edhe në Librin e Rekordeve Guinness.

“Që nga hapja, të ftuarit e kanë vlerësuar restorantin për përvojën e ngrënies me cilësi të lartë që ofron, si dhe shërbimin,” tha Jenny Zeng, menaxherja e përgjithshme e hotelit.

“Ne mirëpresim mysafirë dhe miq nga e gjithë bota me një përvojë në një nivel më të lartë, mbi retë,” vuri në dukje ajo.

 

 

Drejtori Zeng shtoi se kjo arritje është gjithashtu një dëshmi e përkushtimit të ekipit të menaxhimit dhe operacionit të Heavenly Jin.

Heavenly Jin është 100 metra më i lartë se mbajtësi i mëparshëm i rekordit prej 441.30 metrash, i cili u vendos në vitin 2011 nga At.mosphere, i vendosur në katin e 122-të të Burj Khalifa.

Restoranti i Shangait përmban një kuzhinë të hapur, dritare nga dyshemeja deri në tavan dhe një mural italian 30 metra i gjatë që përshkruan Rrugën e Mëndafshit, tha hoteli. Restorantet shërbejnë një përzierje të kuzhinës perëndimore, kineze dhe japoneze, si dhe çaj pasdite.

 

 

 

Hoteli luksoz ndodhet në rrokaqiellin më të lartë të Kinës, i dyti më i lartë në botë pas Burj Khalifa me dhoma nga kati i 86-të deri në katin e 98-të.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button