Shumë prej nesh, në mëngjes bëjmë kafe. Megjithatë, sa energji na jep kafeja?

Shumë prej nesh, në mëngjes bëjmë kafe. Megjithatë, sa energji na jep kafeja?

Kafeina është një nga stimuluesit më të njohur në botë dhe më së shpeshti konsumohet në kafe. Shumë njerëz kanë nevojë për kafeinë për t’u zgjuar në mëngjes dhe për të pasur energji për ditën, por ka një anë negative: shumë kafeinë mund t’ju mbajë zgjuar edhe kur jeni gati për të fjetur.

Çelësi i këtij efekti anësor është një përbërës i quajtur adenozinë, një nënprodukt i aktivitetit neuronal në tru. Është një substancë kimike e përbërë nga një molekulë adenine dhe sheqer ribozë.

Duke modifikuar proceset fiziologjike nëpërmjet veprimit të receptorëve të saj, adenozina luan një rol të rëndësishëm në shumë procese biokimike në trupin e njeriut. Nivelet e adenozinës monitorohen vazhdimisht nga receptorët në sistemin tonë nervor dhe kur ato bien nën një nivel të caktuar në tru dhe shpinë, trupi përgatitet për gjumë.

Kafeina kërkon receptorë specifikë të adenozinës dhe imiton efektet e saj. Në fakt, e mashtron trupin që të mendojë se nuk është ende koha për të fjetur.

Se sa kohë një dozë e kafeinës ndikon në trup varet nga një sërë faktorësh – toleranca ndaj kafeinës, metabolizmi, gjenetika dhe shëndeti fizik. Megjithatë, në shumicën e rasteve efektet zgjasin nga pesë deri në gjashtë orë.

Njerëzit që pinë kafe për shumë vite mund të përjetojnë një tolerancë ndaj kafeinës që kërkon që ata të konsumojnë sasi gjithnjë e më të mëdha kafeje për të arritur të njëjtin efekt stimulues. Nëse papritmas vendosin të ndalojnë pirjen e kafesë, mund të përjetojnë simptoma të tilla si dhimbje koke, nervozizëm dhe vjellje.

Për të parandaluar problemet e gjumit të lidhura me kafeinën, rekomandohet të kufizoni konsumimin e kafeinës në katër filxhanë kafe në ditë dhe ta pini filxhanin e fundit jo më vonë se pasdite.

Pirja e kafesë pa kafeinë gjithashtu mund të ndihmojë.

LEXO EDHE:

Back to top button