Shikoni këtë video të aeroplanëve që fluturojnë, që tregon se sa shpejt lëvizin ato
Shikoni këtë video të aeroplanëve që fluturojnë, që tregon se sa shpejt lëvizin ato

Një video e shpërndarë në Tik Tok, e cila ka mbi 1.8 milionë shikime, tregon se sa shpejt lëvizin aeroplanët gjatë fluturimit, pra kur nuk i shikojmë nga një distancë e madhe.
Ka një emër për efektin që i bën aeroplanët të duken sikur nuk po fluturojnë aq shpejt. Quhet “paralaks” dhe bazohet në shpejtësinë e lëvizjes së një objekti nëpër fushën tonë të shikimit. Kështu, një makinë që lëviz shumë shpejt në autostradë duket të jetë më e shpejtë se një aeroplan në qiell, i cili mbetet në fushën tonë të shikimit shumë më gjatë.
Megjithatë, kjo video tregon se sa të shpejtë janë aeroplanët në të vërtetë. Avioni në video, “Boeing 737” fluturon me shpejtësi 877 kilometra në orë.
@plutosdestinyThe real speed of planes