Shiten të gjitha biletat deri në përfundim të kampionatit

Lionel Mesi vendosi të lërë Europën dhe karrierën e madhe në Barcelonë e Paris duke kaluar në anën tjetër të Atlantikut dhe do të luajë në MLS për fanellën e Inter Majami.
Ndikimi i transferimit të argjentinasit në klubin e Dejvid Bekamit u pa pothuajse menjëherë, pasi brenda disa orësh nga njoftimi, llogaritë e klubit në mediat sociale kanë marrë flakë. Në mënyrë të veçantë, në “Instagram” ndjekësit kanë kaluar 4.5 milionë, nga 900 mijë që ishin para këtij transferimi. Por, çmenduria për superyllin argjentinas dhe kampionin e botës nuk ka fund. Siç u bë e ditur, të gjitha ndeshjet e Inter Majamit deri në përfundim të sezonit janë shitur, ndërkohë që çmimet e bilateve janë rritur shumë.
Më fakt, vështirësia për dikë për të parë një ndeshje ku do të marrë pjesë Lionel Mesi është e madhe, edhe nëse është Serhio Aguero. Sulmuesi argjentinas foli në një emison televiziv dhe pohoi se as ai vetë nuk ka mundur të sigurojë praninë e tij në tribunë.
“I kërkova Mesit një biletë për një ndeshje të Inter Majami dhe ai më tha që ishin shitur të gjitha. Nuk ka bileta. Nuk e di se çfarë po ndodh”, ishin fjalët e Agueros./abcnews/