Marrëveshja e BE për emigracionin, Orban: Brukseli po abuzon me pushtetin

Marrëveshja e BE për emigracionin, Orban: Brukseli po abuzon me pushtetin

“Kur vjen puna te emigrantët, Brukseli po abuzon me pushtetin. Ata duan që rivendosin emigrantët në Hungari me forcë.” Këto janë akuzat të bëra në Facebook nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, pas marrëveshjes së arritur në Këshillin e Bashkimit Evropian për emigracionin.

Sipas Orban, është e papranueshme që BE kërkon të “përdorë forcë për ta transformuar Hungarinë në një vend emigrantësh.”

Kujtojmë se vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të madhe për të rinovuar politikën e emigracionit dhe azilit të bllokut, që i hap rrugën futjes së rregullave të reja për të menaxhuar kolektivisht pritjen dhe zhvendosjen e azilkërkuesve. Vitin e kaluar, BE-ja mori më shumë se 962.000 kërkesa për azil, shifra më e lartë që nga viti 2016.

Rregullat u miratuan në votim gjatë një takimi të ministrave të Punëve të Brendshme në Luksemburg, me një diferencë më të madhe se sa pritej. Bisedimet rezultuan të vështira dhe të mundimshme, pasi ministrat dhe zëvendësit e tyre e kaluan pothuajse tërë ditën duke bërë pazare për detaje të rrëmujshme dhe duke rishkruar tekste kompromisi.

Deri më tani, draftin e kanë kundërshtuar Hungaria dhe Polonia, ndërsa Bullgaria, Republika Çeke, Malta, Lituania dhe Sllovakia abstenuan.

LEXO EDHE:

Back to top button