Shitet një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë
Shitet një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë
Në mediat në Mançester është shfaqur një reklamë interesante, në të cilën ofrohet për shitje një bunker bërthamor.
Bunkeri është i ri, i papërdorur dhe i ruajtur në mënyrë perfekte, thuhet ndër të tjera në zë.
Një nga 1500 të ngjashme të ndërtuara në vitin 1950 dhe projektuar për të “mbijetuar” një sulm bërthamor rus.
Në tekst thuhet se ky bunker u krijua gjatë Luftës së Ftohtë dhe se plani ishte të strehonte vëzhgues që do të raportonin për pasojat e një sulmi bërthamor rus.
Perbehet nga dy dhoma, ka tualet dhe mobiljet e nevojshme, në të mund të futen vetëm tre veta dhe kjo, siç u shprehën, është “e meta” e vetme.
“Ka kapacitetin për të futur ushqim dhe ujë në të për dy javë. Edhe pse mund të hyhet vetëm me shkallë, ëhtë shumë komode”, deklaruan agjentët e shitjes.
“Bunkeri nuk është përdorur kurrë. Në paketimin me të është një telefon dhe udhëzime për pajisjet, të cilat përdoren në rast sulmi, duke përfshirë një sirenë dore,” specifikohej në reklamë.
Reklama tërhoqi vëmendjen e komunitetit lokal, si dhe të turistëve në mbarë botën që janë adhurues të gjërave që lidhen me historinë dhe Luftën e Ftohtë.
Çmimi i bunkerit është rreth 17,000 euro.