Shitje rekord e fanellës së Xhordanit në ankand

Fanella e Majkëll Xhordanit, e veshur në sezonin 1982-1983, kur luante në kolegj me skuadrën e North Karolina, është shitur në ankand për vlerën e 1.83 milionë dollarëve. Sipas “ESPN”, kjo është fanella e vetme në qarkullim e Xhordan të asaj periudhe të karrierës së tij.

Në vitin 1999, e njëjta fanellë ishte shitur në ankand për 63.500 dollarëve, ndërsa tani kap shifrën marramendëse të 1.83 milionë dollarëve. Kjo shumë është një rekord në lidhje me shitjen në ankand të fanellave të legjendës Majkëll Xhordan.

Një fanellë e tij e sezonit 1986-1987 (me Çikago Bulls), që mbante rekordin, ishte shitur për vlerën e 480 mijë dollarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button