​Shiu i dendur godet kryeqytetin dhe qytetet tjera në Kosovë

​Shiu i dendur godet kryeqytetin dhe qytetet tjera në Kosovë

Kosova është goditur nga moti i keq gjatë orëve të pasdites, me reshje të dendura shiu, breshëri dhe erëra të forta që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa rajone të vendit.

Pas temperaturave të larta të nxehtësisë, një mot me shi të dendur ka goditur në orët e mbrëmjes kryeqytetin Prishtina dhe shumë qytete e fshatra tjera të Kosovës.

Në rrugët e qytetit shihen pak vetura, derisa nuk ka pengesa serioze në qarkullim.

Shiu i dendur në orët mbrëmjes ka vërshuar edhe një rrugë kalimi në Shkabaj të Prishtinës.

Derisa në Fushë-Kosovë, Skenderaj, Dragash ka pasur reshje të forta breshëri.

Kujtojmë, ditëve të fundit kanë mbretëruar temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button