Hoze Mourinjo konsiderohet si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë, por edhe ndër më të trofeshmit. Megjithatë trajneri portugez ka përjetuar edhe shkarkimin e katërt radhazi në karrierën e tij nga katër klubet e fundit ku ka trajnuar.
Roma është skuadra e fundit që e ka shkarkuar portugezin, pasi eliminimi nga Kupa e Italisë, por edhe humbja e Milanit bëri që drejtuesit e klubit kryeqytetas italian ta shkarkojnë “Special Onen”.
Në nëntë vitet e fundit Mourinjo është shkarkuar katër herë, nga Çellsi ku qëndroi dy vite dhe në dhjetor të vitit 2015 u shkarkua nga londinezët. Vetëm gjashtë muaj qëndroi pa klub dhe “Special One” mori drejtimin e Man. Junajtedit, ku qëndroi dy vite e gjysmë te “Djajtë e Kuq” para se të shkarkohej në dhjetor të vitit 2018.
Pas dy gjigantëve anglez Murinjo mori drejtimin e Totenham Hotspur, ku edhe te kjo skuadër qëndroi rreth dy vite dhe u shkarkua pas 86 ndeshjeve zyrtare. Dy vite e gjysmë zgjati edhe aventura te Roma, ku mori drejtimin e skuadrës në korrik të vitit 2021 dhe u largua më 16 janar të vitit 2024.
Gjatë nëntë viteve të kaluara nëkëto katër klube, Hoze Murinjo fitoi një kampionat anglez dhe një Kupë të Anglisë me Çellsin, Ligën e Evropa, një Kupë angleze dhe dy Superkupa me Man. Junajtedin, si dhe Ligën e Konferencës me Romën.








