Shkarkohen ministrat e ASH-së, Mexhiti e Aliu

Shkarkohen ministrat e ASH-së, Mexhiti e Aliu

Kuvendi shkarkoi mbrëmë dy ministrat e deritanishëm të Aleancës për Shqiptarët, ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu. Ministrat u shkarkuan me 62 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së e lëshuan sallën dhe nuk ishin present gjatë votimit. Sipas tyre, kjo është një betejë mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së kurse LSDM-ja është vëzhgues i heshtur. Seanca do të vazhdojë të hënën me pikën për zgjedhjen e ministrave të rinj të propozuar nga një këshill kadrovik në Aleancën për Shqiptarët.

Për ministër të Shëndetësisë propozohet Ilir Demiri, kurse për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës propozohet Naim Bajrami.

LEXO EDHE:

Back to top button