Shkarkohet gjykatësja Tatjana Mihajlova, abuzoi me sistemin AKMIS

Për shkak të abuzimeve me sistemin e shpërndarjes elektronike të lëndëve gjyqësore, Këshilli gjyqësor e shkarkoi gjykatësen Tatjana Mihajllova. Ajo ishte gjykatësja kryesore në rastin “Shuplakat” të PSP-së së shuar dhe e gjykoi ish kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski. Mihajllova atëherë “bombat” i shpalli të pavlefshme, i dënoi ish prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai me 2000 euro për mosrespektim të gjykatës, dhe për arsye të ndryshme, anulonte vazhdimisht fillimin e gjyqit për “Shuplakat në qendër”.
https://www.youtube.com/watch?v=UrDZLBQYzys&feature=youtu.be
Mihajllova gjykoi gjithashtu edhe në rastin “Likuidimi” kurse gazetarin Tomisllav Kezharovski e dënoi me katër vjet e gjysmë burg. Ajo e zëvendësoi Vlladimir Pançevskin në krye të Penales dhe u emërua u.d kryetare. Këshilli gjyqësor shqyrtoi çështjen e Mihajllovës një vit e gjysmë, para marrjes së vendimit.
Unë nuk mund t’ju tregoj për cilin vendosëm, por është fakt që në seancën e sotme kishim pikë të posaçme për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit dhe vendimi jonë është; ai shkarkohet nga funksioni i gjykatësit nga Gjykata konkrete. – Për çfarë rrethanash? – Për shkak të shkeljes së dispozitave të rregullores së gjyqësorit, lidhur me zbatimin e sistemit AKMIS. Një nga arsyet mes tjerash është edhe mosardhja e gjykatësit përkatës në debatet e caktuara – tha Kiro Zdravev, kryetarë i Këshillit gjyqësor.
Vetëm vitin e kaluar në Këshillin gjyqësor kanë mbërritur më shumë se 100 kërkesa për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve ose kryetarëve të gjykatave. Këshilli gjyqësor përcaktoi përgjegjësi te dy gjykatës për rastin e korrierit të vdekur në sirtarët e të cilit u gjetën 1500 urdhëresa udhëtimi. Tani kontrollohet nëse edhe gjykatësit kanë fshehur lëndë.
Çdo gjykatës është kompetent për rastet e tija dhe duhet të kujdeset për to, ashtu si kryetari i gjykatës i cili duhet të kujdeset për sjelljen e ligjshme të gjykatës në tërësi, duke përfshirë edhe vetë gjykatësit – tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Tatjana Mihajlova është gjykatësja e tretë e shkarkuar nga Këshilli Gjyqësor, pasi Ministria e Drejtësisë njoftoi metodologjinë e vjetër – të re për pastrimin e gjyqësorit. Dy të gjykatësit e parë të shkarkuar ishin nga Ohri.
Igor Stefanovski