Shkatërrim i bandës së drogës në Itali, mes 42 të arrestuarve edhe kryeprokurori i Hagës

Shkatërrim i bandës së drogës në Itali, mes 42 të arrestuarve edhe kryeprokurori i Hagës

Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me 42 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit anti drogë dy ditë më parë.

Mes të arrestuarve është edhe kryeprokurori i Hagës, Aia Rosario D’Onofrio.

Kryeprokurori dha dorëheqjen nga Haga, pak orë para operacionit antidrogë për shkatërrimin e një bande kriminale në Itali e Spanjë.

Sipas hetimeve të deritanishme kryeprokurori është përgjegjës për organizimin e pjesës logjistike për importin e drogës. Ai siguronte vende të sigurta për trafikantët ku të mund të ngarkoheshin paletat me drogë.

Ndaj tij është zbatuar masa e arrestit me burg ‘duke marrë parasysh vullnetin e tij të pakushtëzuar për t’i shërbyer organizatës kriminale’ sipas gjyqtarit i cili dha dënimin.

LEXO EDHE:

Back to top button