Shkelën masat anti-Covid – Policia turke nxjerr zvarrë nga xhamitë besimtarët myslimanë

Policia turke ka hyrë me forcë brenda një xhamie duke shpërndarë besimtarët që po luteshin.

- Advertisements -

Ndërsa vendi ka hyrë në bllokim total për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, policia vendase ka hedhur gaz lotsjellës ndaj besimtarëve jo të shumtë në numër. Ata i përkasin një grupimi të quajtur “Furkan”.

Besimtarët janë larguar me forcë nga tre xhami në Turqinë jugore, duke thënë se tubimet e tyre të lutjeve ishin një provokim kundër kufizimeve të bllokimit të COVID-19.

Pamjet treguan se policia u përlesh me një grup njerëzish në një xhami në provincën e Gaziantep të dielën dhe i nxori me forcë, ndërsa disa bërtisnin: “Ne po lexojmë Kuran“. Një oficer mund të shihej duke përdorur spraj piper.

Lutja në xhami nuk është e ndaluar sipas masave, por autoritetet në Gaziantep thanë që grupet po përpiqeshin të kufizoheshin në xhami për ditët e fundit të Ramazanit pa leje paraprake.

Zyra e guvernatorit të Gaziantep tha të hënën se 76 personat që hynë në tre xhamitë, ishin në hetime të mëparshme nën akuzat e terrorizmit, shkruan “Reuters”.

LEXO EDHE:

Back to top button