Shkelën masat antiKovid, padi penale për 14 qytetarë të Kavadarit

Në orën dy të mëngjesit, policia ka takuar disa të rinj në një shtëpizë verore dhe pranë liqenit të Tikveshit. Policia ka siguruar urdhër gjyqësor dhe ka hyrë në shtëpizë. Katër persona janë gjetur brenda ndërsa 14 të tjerë janë identifikuar pranë gjatë orës policore, përfshirë edhe një 23-vjeçar, pronari i shtëpizës. Ministria e Brendshme paralajmëroi kallëzime penale sipas nenit 206 të Kodit Penal, i cili parashikon gjobë ose dënim me burg deri në një vjet për shkeljen e rregullave gjatë pandemisë. Ndryshe, dje 31 persona nuk e respektuan orën policore e cila është në fuqi nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa janë shkruar 516 gjoba për mos mbajtjen e maskës.

LEXO EDHE:

Back to top button