Shkelën orën policore, MPB me padi penale kundër tre personave

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë parashtruar tre padi penale për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, transmeton Alsat. Personat në fjalë me datë 07.04.2021 kanë lëvizur pa leje gjatë kufizimit të vendosur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht gjatë orës policore prej orës 20:00 deri ora 05:00.

“SPB-Veles, SPB-Shtip dhe SPB-Manastir kanë parashtruar padi penale kundër M.J. (26) nga fshati Krivollak i Negotinës, G.I. nga fshati Grad i Delçevës si dhe I.D. (20) nga fshati Vardino”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

LEXO EDHE:

Back to top button