Shkelet urdhri për të ndalur protestën, dhjetëra të arrestuar në Amsterdam
Shkelet urdhri për të ndalur protestën, dhjetëra të arrestuar në Amsterdam
Dhjetëra demonstrues pro-palestinezë janë arrestuar nga policia në Amsterdam pasi kundërshtuan urdhrin e disa ditëve më parë që ndalonte protestat publike në kryeqytetin holandez.
Qindra njerëz u mblodhën në sheshin Dam të dielën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj ndalimit të protestave.
Demonstratat u ndaluan përkohësisht nga kryebashkiaku pasi tifozët izraelitë të futbollit u vunë në shënjestër në ato që ajo i quajti sulme antisemitike të enjten mbrëma pas një ndeshjeje midis Maccabi Tel Aviv dhe Ajax Amsterdamit.
Qeveria izraelite ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin kategorikisht ngjarjet sportive dhe kulturore izraelite ndërsa janë jashtë vendit, veçanërisht ndeshjen e futbollit midis Francës dhe Izraelit në Paris të enjten.