Shkeljet në komunikacion janë të shumta
Shkeljet në komunikacion janë të shumta
Gazetar: Avni Tahiri
Vetëm për disa minuta qëndrimi në udhëkryqin afër qendrës tregtare “Mavrovasja”, kamera jonë regjistroi mbi 5 shkelje të rregullave të komunikacionit.
Sikur të ishin funksionale kamerat të cilat janë vendosur pikërisht në këtë udhëkryq, për këto shkelje që ndodhen, këtyre vozitësve të cilët shkelën rregullat, gjobat do tu shkonin në adresën e tyre me video dëshmi nga kamerat e vendosura në këtë udhëkryq. Disa vozitës mendojnë se me funksionimin e kamerave do të respektohen më shumë rregullat në trafik, ndërsa disa të tjerë mendojnë se edhe më tej do të vazhdoje rregulla “Thirre mikun që të heqë dënimin”.
“Mendoj se do të jetë më sigurt, do të kujdesemi që të mos kalohet në të kuqe sepse mendoj se ky është problem i madh. A do të funksionoje tek ne? Po duhet të funksionoj por përsëri është keq për njerëzit e thjeshtë sepse mendoj se ne do të paguajmë pjesën më të madhe të shkeljeve për dallim të ndonjërit që ka baba, mixhë apo e ngjashme”, tha një qytetar.
“A do të funksionojnë tek ne? Po mendoj se po, dhe shpresoj që sa më shpejtë e sidomos pas orës 23:00. Do të jetë më sigurt në komunikacion dhe nuk do të thënën rregullat dhe do të vozitet maksimum deri në 60 ashtu siç duhet”, theksoi një qytetar tjetër.
“Shumë shpejt vozitët këtu, përse ka shenja, pra duhet më ngadalë të vozitët. Vërtetë do të këtë më shumë rrëmujë në trafik por ajo është. Duhet të bëjnë më shumë rrugë se këtë trafik nuk e nxënë këto rrugë. Do të kujdesen pak më shumë për sigurinë dhe ajo është. Nuk do të funksionoje ajo që të thirresh mikun dhe të fshije dënimin? Shpresojmë që të mos ndodhë ajo se këtu është problemi tek ne. Dhe kjo është arsyeja që të gjithë që janë më të fuqishëm e bëjnë këtë”, tha një qytetar.
Me mbikëqyrjen e re të kamerave që janë vendosur tash më në kryqëzime të cilat janë me rezolucion më të mirë përmes së cilës do të përcaktohet me saktësi regjistrimi i automjetit. Në këtë mënyrë policia do të sanksionojë në mënyrë më të shpejtë dhe me efikasitet të gjithë ata që cenojnë sigurinë. Këto lloj kamerash, përveç se në kryeqytet, do të jenë në të gjitha qytetet kryesore si dhe në autostrada. Këto lloj kamerash sigurie janë kudo në rajon ndërsa shkelësit e rregullave të komunikacionit gjobat i marrin në adresën e shtëpisë ndërsa shtetasit e huaj, gjobat duhet të paguajnë në kufi për të dalë jashtë vendit./Alsat.mk