Shkëlqen Alioski në fitoren e Lidsit ndaj Totenhamit

Pas fitores ndaj Man. Siti dhe barazimet ndaj Çellsit, Man. Junajted dhe Liverpullit, skuadra e Lidsit shënoi fitore 3-1 ndaj Totenhamit, në një përballje ku shkëlqeu Ezgjan Alioski. Reprezentuesi i Maqedonisë zhvilloi njërën ndër ndeshjet më të mira në Premier Ligë, ku përpos asistit në golin e dytë, ishte i pagabueshëm në detyrat ofenzive dhe defanzive.

 

 

Dallas në minutën e 13-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa Son Heung-Min barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 25-të. Lidsi shkoi në pushim me epërsi 2-1, falë realizimit të Bamdfordit, ndërsa Alioski ishtë në rolin e asistuesit. Ndërkohë goditja e fundit për Totenhamin erdhi nga Rodrigo.

Me këtë fitore, Lids ia ka bërë një dhuratë Liverpulit dhe Uest Hamit në garën për kualifikim në garat evropiane

LEXO EDHE:

Back to top button