KF Drita ka “shkëlqyer” në shtëpi përball Inter Turku, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencë. Gjilanasit arritën të fitonin ndeshjen e kthimit me shifrat 3-0. Golat për “Intelektualët” arritën t’i shënonin Sinomosvki në minutën e 2-të si dhe Muja shënoi dopietë 49’ dhe 51’.
Fitorja 3-0 në takimin e kthimit i jep kështu edhe kualifikimin KF Drita, me gjilanasit që përmbysin rezultatin e takimit të pare, me 1-0 të humbur në transfertën filandeze.
Në këtë mënyrë Drita ka prerë biletën për në turin e dytë të Ligës së Konferencës, një tjetër hap pozitiv për skuadrën gjilanase.








