Shkëlqen Lebron Xhejms, Lejkersat mundin sërish Klipersat

LeBron Xhejms nuk e ka problem moshën, pasi që 39-vjeçari shkëlqeu në fitoren e Los Anxheles Lejkers me rezultat 116:112 ndaj rivalëve të qytetit, Los Anxheles Klipers. Edhe pse kishin deficit deri në 20 pikë gjatë ndeshjes, Lejkers, të udhëhequr nga Xhejms, arritën të merrnin fitore të madhe ndaj Klipersit.

Në fillim të çerekut të katërt, Klippers kishte epërsi prej 19 pikëve. Këtë periudhë Lejkers e fituan 39:16 për ta festuar fitoren në fund. Në sekondat e fundit, kur rezultati ishte 114:112, Klipers pati shansin ta barazonte rezultatin por Kavhi Leonard dështoi nga dy pikë.

Xhejms e mbylli ndeshjen me 34 pikë, prej tyre shtatë treshe nga 12 tentime, dhe shtoi tetë asistime dhe gjashtë kërcime. Në çerekun e fundit, Xhejms shënoi 19 pikë, gati sa e gjithë skuadra bashkë. U ndihmua edhe nga Entoni Dejvis që shtoi 20 pikë e 12 kërcime dhe D’Angelo Rasell me 18 pikë.

Në Konferencën e Perëndimit, Lejkers është i nënti me 32 fitore e 28 humbje, ndërsa Los Anxheles Klipersi i katërti me 37 fitore e 20 humbje.

Rezultatet:

Indiana – Nju Orlins 123:114

Toronto – Dallas 125:136

Çikago – Klivlendi 132:123

Minnesota – Memfisi 110:101

Denver – Sakramento 117:96

LA Klipers – LA Lejkers 112:116

LEXO EDHE:

Back to top button