Shkëmbim tjetër mes Barcelonës dhe Juventusit

" "

Aventura e mesfushorit Miralem Pjaniç te Barcelona mund të jetë drejt fund në fund të sezonit. Pas një sezoni në të cilën boshnjaku mezi ka luajtur nën urdhrat e Ronald Kuman, ai mund të largohet dhe të rikthehet te ish skuadra, Juventus. Sipas “RAC1”, Barcelona dhe Juventus biseduan dhe analizuan mundësinë e shkëmbimit mes Pjaniç dhe Rodrigo Bentakur.

 

Pjaniçi do rikthehej te “Zonja e Vjetër” dhe uruguaiani do nënshkruante për Barcelonën në një marrëveshje të njëjtë si ajo e viti të kaluar, mes Pjaniç dhe Arturi.

Barcelona e ka ndjekur Bentacur për disa vite, derisa mbetet të shihet nëse do këtë negociata të avancuara pasi të përfundojë sezoni. Këtë edicion, Pjaniç ka zhvilluar 1.275 minuta në 28 ndeshje, ndërsa nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga barazimi me PSZH-në.

LEXO EDHE:

Back to top button