Shkëmbimi i të burgosurve, lirohen 100 ushtarë ukrainas

Shkëmbimi i të burgosurve, lirohen 100 ushtarë ukrainas

Zyra e presidentit ukrainas ka njoftuar se 100 ushtarë ukrainas dhe një civil në kuadër të shkëmbimit të burgosurve me Rusinë, janë rikthyer në shtëpi.

“Po vazhdojmë me rikthimin e ukrainasve që ishin zënë rob lufte. Sot 100 ushtarë tanë dhe një civil janë kthyer në shtëpi”, ka shkruar shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, Andrey Yeremak në Telegram.

Ndërkaq nga Shtabi i Përgjithshëm është bërë e ditur se civil ukrainas i liruar Ivan Samoidiuk, është zëvendëskryetari e Enerhodarit që 333 ditë qëndroi prapa grilave, transmeton Telegrafi.

Yeremak gjithashtu bëri të ditur se 94 ushtarët e liruar ukrainas janë “mbrojtësit e Mariupolit, përfshirë 63 ushtarët që luftuan në fabrikën e çelikut Azovstal.

“Familjet e tyre i kanë pritur me padurim. Shumë prej heronjve kanë pësuar lëndime të rënda. Vazhdojmë me punën, jam falënderues për ekipin që u përkujdes që i tërë procesit të shkëmbimit të burgosurve të shkojë sipas planit”, shtoi Yeremak.

LEXO EDHE:

Back to top button