Shkenca po transformon zogj të ngordhur në dronë të përdorur për ‘spiunazh’ në botën e egër

Shkenca po transformon zogj të ngordhur në dronë të përdorur për ‘spiunazh’ në botën e egër

Kërkuesit duket se kanë gjetur një mënyrë për të kthyer zogjtë e balsamosur në dronë që rrahin krahët, që sipas tyre i ndihmojnë të kuptojnë më mirë si funksionon bota e egër.

Por megjithëse fokusi i teknologjisë është ndihma që dronët mund të japin në studimin e botës së egër, revista New Science thotë se “nuk ka pengesa që teknologjia të merret nga ushtria për programet e tyre të spiunazhit”. Dr Hasanalian dhe kolegët në Institutin e Teknologjisë në New Mexico kanë përdorur pjesë zogjsh të balsamosur si mekanizma krahësh artificialë me një pamje shumë realiste. Megjithse ata thonë se është e vështirë të krijohet një dron i tillë, do të ishte shumë praktike për të studiuar natyrën pa ndërhyrë te ajo.

Në raport Dr Hasanalian shton se zogjtë mund të ruajnë më shumë se 40 përqind të energjisë së tyre duke fluturuar në formacion dhe duke ndryshuar rregullisht pozicionin e tyre, duke mbuluar ndoshta rreth 2000 km në ditë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button