Në mars gaz natyror për EМV nga Makpetrol

Në mars gaz natyror për EМV nga Makpetrol

Makpetrol do të furnizojë EMV-në me gaz natyror për muajin mars. Kompania vendase ofroi çmimin më të ulët fiks prej 60.10 euro për megavat orë. Kompania bullgare “Balkan Juilitis”, e cila muajt e fundit furnizonte me gaz natyror, ra nga loja sepse ofronte 67 euro për megavat orë. Kryetari i EMV-së, Vasko Kovaçevski, e përshëndeti vendimin e Makpetrolit për të marrë pjesë në thirrje, sepse paraprakisht kompania kishte kërkuar ndryshimin e kushteve. Sipas Kovaçevskit, është mirë që mjetet do të qëndrojnë në shtëpi.

“Në periudhën e kaluar gabimisht është pretenduar se “EMV”, ka kërkuar një çmim fiks për të favorizuar një kompani, pra për të penguar konkurrencën e një kompanie tjetër dhe se kjo po i shkaktonte dëm shtetit. Pas kësaj thirrjeje dhe vendimit të sotëm, të gjithë ato pretendime bien në ujë. Edhe Makpetrol kësaj radhe ka ofruar çmim fiks dhe më të ulët, dhe kjo është mirë edhe për kompaninë SHA EMV edhe për shtetin”, u shpreh VASKO KOVAÇEVSKI -DREJTOR I EMV-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button