Shkencëtarë studiuan një bërthamë akulli në Antarktikë dhe u alarmuan se çfarë gjetën
Shkencëtarë studiuan një bërthamë akulli në Antarktikë dhe u alarmuan se çfarë gjetën

Dëshmitë nga një bërthamë akulli 609 metra të gjatë zbulojnë se Shtresa e Akullit të Antarktikut Perëndimor u tkurr papritur dhe në mënyrë dramatike rreth 8,000 vjet më parë, sipas hulumtimit të ri – duke ofruar një pasqyrë alarmante se sa shpejt mund të shkrihej akulli i Antarktikut dhe të ngrinte nivelet e detit.
Një pjesë e shtresës së akullit u hollua me 450 metra – një lartësi më e madhe se Empire State Building – gjatë një periudhe prej vetëm 200 vjetësh në fund të Epokës së fundit të Akullit, sipas studimit të publikuartë mërkurën në revistën Nature Geoscience, raporton CNN.
Është prova e parë e drejtpërdrejtë që tregon një humbje kaq të shpejtë të akullit kudo në Antarktikë, sipas autorëve të studimit.