Shkencëtarët këshillojnë: Fëmijët që hanë peshk janë më inteligjentë

Fëmijët që konsumojnë peshk të paktën një herë në javë kanë një IQ më të lartë se fëmijët e tjerë, thonë shkencëtarët.

Koeficienti i inteligjencës (IQ) i fëmijëve që konsumojnë rregullisht peshk është mesatarisht pothuajse 5 pikë më i lartë, thotë një studim i bërë nga Universiteti i Pensilvanisë, i cili është publikuar në revistën Scientific Reports.

Studiuesit besojnë se marrëdhënia e vëzhguar mund të lidhet me marrjen e acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të përqendruara në tru dhe që kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e funksioneve neurologjike.

Përveç kësaj, fëmijët që hanë shpesh peshk kanë gjumë cilësor, sipas një studimi të kryer në vitin 2017, ku morën pjesë rreth 500 fëmijë të moshës 9 deri në 11 vjeç.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Penn State konfirmuan kohët e fundit se marrja e acideve yndyrore omega-3 lidhet me funksionimin më të mirë të trurit.

Të dhënat e mbledhura nga 250 pacientë me sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilët u ndoqën për 30 muaj, duke përdorur një sërë testesh të aftësisë njohëse zbuluan një efekt pozitiv të acideve yndyrore omega-3.

Përveç peshkut, burime të mira të acideve yndyrore omega-3 janë edhe arrat, vaji i prodhuar nga frutat dhe perimet me gjethe (hardoni, drithi, preshi, marulja, spinaqi…).

LEXO EDHE:

Back to top button