Shkëndija bën goditjen e parën në merkato, merr mbrojtësin e Bylisit

Aleksandër Trumçi do të vijojë karrierën te Shkëndija e Tetovës. Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Bylisit, do të hedhë një hap të rëndësishëm, duke u bashkuar me  tetovarëve në elitën e futbollit në Maqedoni.

“Kuqezinjtë” nga Tetova, sipas mediave në Shqipëria, kanë paguar 50 mijë euro për të siguruar shërbimet e Trumçit, ndërkohë që klubi ballshiot do të mbajë 20 % të kartonit në rast rishitje të futbollistit.

Këtë sezon që sapo u mbyll, 23-vjeçari regjistroi 29 sfida në Kategorinë e Parë, ku gjeti edhe 2 herë rrugën e rrjetës.   Në të kaluarën Trumçi ka qenë pjesë edhe e Veleçikut, teksa prej vitit 2020 ishte bashkuar me Bylisin.

LEXO EDHE:

Back to top button