Shkëndija dhe Shkupi, bindshëm kalojnë në çerekfinale të Kupës

,

Janë mësuar 7 ekipet, të cilat do të luajnë në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Në përballjen më nxitëse, lideri aktual i Ligës së Parë, skuadra e Struga Trim Lum, me përmbysje të rezultatit mundi Rabotniçkin me 2-1. Ndërkohë ishte një detyrë e lehtë për Shkëndijën, FC Shkupin dhe Akademia Pandev, të cilët me rezultat të lartë, siguruan kualifikimin në çerekfinale.

Skuadra tetovare me rezultat 5-0 mundi Skopje, FC Shkupi “deklasoi” Voskën pran rezultatit 6-0, ndërsa Akademia Pandev shënoi 9 gola në portën e Lubotenit.

Anëtari i Ligës së Dytë, skuadra e Vardarit kalon në fazën tjetër, pasi mundi Fortunën me 4-0, ndërsa Bregallnicës i mjaftoi një gol, për të eliminuar skuadrën e Pelisterit. Me të njëjtin rezultat, 1-0, Sileksi mundi Tikveshin në transfertë.

Ndërkohë ndeshja në mes Pobedës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, do të zhvillohet më 19 tetor.

 

KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES

 AKADEMIA PANDEV 9–0 Luboteni

BREGALLNICA 1-0 Pelisteri

SHKËNDIJA 5–0 Skopje

FC SHKUPI 6–0 Voska Sport

STRUGA TRIM LUM 2–1 Rabotniçki

Tikveshi 0–1 SILEKSI

VARDARI 4–0 Tikveshi

Pobeda – Makedonija Gj.P. më 19 tetor

LEXO EDHE:

Back to top button