VMRO thotë se e gjuajti topin tek Qeveria për krizën energjetike

VMRO thotë se e gjuajti topin tek Qeveria për krizën energjetike

Marija Miteva nga VMRO-DPMNE thotë se kjo parti e bëri detyrën e saj dhe tani është radha e Qeverisë që  të planifikojnë se sa gaz dhe mazut do të porosisë në mënyrë që të ballafaqohet me krizën energjetike.

Nga kjo parti thonë se vepruan pasi ekzekutivi nuk kishte një plan të mirë për ballafaqim me krizën energjetike.

“Ajo që  mund të themi është se pas takimit të mbrëmshëm detyrimet që kishte VMRO-DPMNE-ja kanë përfunduar, respektivisht kontaktet që kishim jua dhamë  përfaqësuesve të Qeverisë. Kemi informacion se tashmë janë dakorduar takime me kontaktet. Presim që  tani qeveria të dakordohet se çfarë sasie të gazit dhe mazutit do të porosisë. Ajo që kishim si plan për ballafaqim me krizën energjetike është prezantuar mbrëmë nga kryetari i partisë Hristjan Mickoski, i njëjti u është propozuar përfaqësuesve të qeverisë. Dhamë kontaktet tona dhe atë se si mendojmë se më së miri mund të ballafaqohet më mirë Republika e Maqedonisë  me këtë krizë. Shikuam  se nga ana e Qeverisë nuk ka masa konkrete, nuk kanë një plan të mirë. Na gëzon fakti që i pranuan ofertat tona. Presim tani që ata të veprojnë në atë që ne u propozuam”, tha Marija Miteva- VMRO-DPMNE.

LEXO EDHE:

Back to top button