Profesori Fati Iseni në emisionin “N’Dritë” në Alsat porositi që Kosova duhet të angazhojë juristët më të mirë për shkallën e dytë në Apel, me qëllim që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së. Pos kësaj, ai porositi që edhe politika duhet të bëhet bashkë.
“Megjithatë tani duhet një fokus shumë i fuqishëm, një punë jashtëzakonisht e mirë. Të ftohen ekspertët më të mirë në fushën juridike, t’i ndihmojnë mbrojtjes së katërshes në gjykatë, për shkak se mbrojtja megjithëse janë ekspertë ndërkombëtarë, por ka lëshime që janë bërë gjatë evidentimit të fakteve dhe më shumë se kurrë duhet një bashkim në ekstrem i të gjitha strukturave politike të paktën për një kohë të caktuar”, tha Iseni./Alsat.mk.








