Një grup qytetarësh janë mbledhur sërish sonte para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke protestuar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestat në Prishtinë kanë nisur që dje, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë. Gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa më pas një pjesë e tyre u drejtua para objektit të Qeverisë dhe selisë së EULEX-it./Kosovapress.








