Qytetarët në Kosovë nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Speciale për t’i dënuar me gjithsej 81 vite burg ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Thonë se është dashur të ndodhë e kundërta pasi Serbia është ajo që ka kryer krime lufte.
“Shqiptarët duhet të jenë shumë largpamës. Boll më në gjumë, boll me sy mbyllur. Duhet të mendojnë edhe këta gjykatës që na i kanë dënuar, neve që na i kanë vrarë fëmijët në djep e në bark të nanës, na i kanë dhunuar 20 mijë gra femra shqiptare e sot asnjë serbe nuk doli të thotë se është dhunuar nga këta burra, e këto sot të dënohen, tmerr është. Për dëshirën tonë të liruar të jenë të gjithë komplet por jo këtë dënim. Ja pasi i kanë mbajtur këto 6 vjet, dej këtu dhe le të barazohen por asnjë muaj më tepër jo!, tha një qytetare.
Si e pritët vendimin?
Leje bre burrë, kam filluar të qaj …… Më zi s’ka ku me shku, mjerim për ne. Edhe të vrarë, edhe të masakruar e me të gjitha të zezat të cilat as djalli nuk i bën, i ka bërë çetniku serb e të kalbemi në burg, a nuk është gjyna? Gjithë ky dënim a është gjyna? – Tha një tjetë qytetar./Alsat.mk








