Dëmtohet buxheti i shtetit: 64 milionë euro humbje në 5 vjet nga mosmenaxhimi i kontesteve të punës në gjykata

Enti Revizionit ka konstatuar se për 5 vjet buxheti i shtetit është dëmtuar për 64 milion euro si pasojë e mos menaxhimi të duhur të kontesteve të punës nga ana e gjykatave. Sipas auditorit, institucionet nuk kanë arritur të menaxhoj në procedurat në kohë, ndërsa procedurat gjyqësore kanë rënduar edhe më shumë barrën financiare të arkës shtetërore. Nga viti 2020 deri në vitin 2025 rreth 50 për qind e shumë që i referohet dëmit të shtetit futet në pjesën e kamatave që shteti është obliguar ti paguaj. Enti ka konstatuar se institucionet nuk posedojnë sistem për menaxhimin e kontesteve të punës dhe për këtë arsye mungojnë të dhënat për publikimin e pasqyrës së plotë të dëmit në buxhet. Në pjesën e analizës janë përfshirë edhe procedurat e kontestit të punës edhe pagesat me urdhër për përmbarim të cilat nuk i ka menaxhuar si duhet institucioni Avokati i Shtetit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button