Gazetar: Avni Tahiri
Gjuetar të huaj nga shtete të ndryshme të cilët evidentojnë me video gjuetinë e tyre dhe më pas e shpërndajnë në kanalin e tyre në Youtube me mbi 185 mijë abonues, kanë ardhur për gjah në Parkun Kombëtar të Mavrovës, për të vrarë dhi të egra të cilat janë në listën e kafshëve në rrezik për zhdukje në vendin tonë.
Në videon e tyre të publikuar në kanalin e tyre, shihet qarte që pas vrasjes së dhisë së egër, gjuetaret pinë edhe gjakun e freskët të dhisë së vrarë. Ajo që është edhe më shqetësuese është fakti se në videon e publikuar shihet qartë edhe një veturë me logon e Ndërmarrjes Publike Pyjet Kombëtare të Mavrovës e cila i asiston që të ngjiten në maje të malit ku do të kryejnë aktivitetet e gjuetisë.
Të gjitha këto veprime, por edhe të tjera si prerja e pakontrolluar e druve, ndërtimet pa leje dhe hidrocentralet, kanë ngritur alarmin e organizatës Eco-Svest që të reagoje. Ndërsa shprehin dyshime
“Kjo video është publike të cilën do ua dërgojmë dhe mund të shihni se në parkun organizohet gjueti, pjesën tjetër e shihni vetë. Në asnjë nga parqet kjo nuk ndodh dhe perse në Mavrovë të ndodh kjo praktikë. Ka vende të caktuara dhe koncesione për gjueti e cila është e rregulluar me ligj por kjo nuk duhet të ndodhë në parkun nacional e pjesa tjetër që ne nuk e dimë se çfarë gjueti realizohet këtu.” Tha Ana Çopoviq Leshoska – Nga Eco svest
Nga Eco-Svest kërkohet vendosja e një moratoriumi për aktivitetet që dëmtojnë natyrën.
“I kemi dërguar një letër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nënshkruar nga 21 organizata nga sektori qytetar, me të cilën kërkojmë të nisin menjëherë procedurat administrative për shpalljen e Parkut Kombëtar Mavrovë. Po ashtu, kërkojmë miratimin e studimit dhe përgatitjen e draft-ligjit për ta vënë atë në konsultim publik, në mënyrë që procesi të shkojë përpara dhe të kemi një park të shpallur sipas legjislacionit në fuqi. Deri atëherë, kërkojmë të vendoset një moratorium mbi aktivitetet që nuk janë në përputhje me mbrojtjen e natyrës.”– Ana Çopoviq Leshoska, Eco svest
Për keqpërdorimet në Parkun Kombëtar të Mavrovës, janë ankuar disa herë edhe banorët e fshatrave të Rekës së Epërme, të cilët kanë denoncuar prerjet e pakontrolluara të pyjeve./Alsat.mk








