“Tabanoca”, “Qafë Thana” dhe “Bllaca” me kamera në uniformat e doganierëve

Drejtoria e Doganave ka nisur përdorimin e 30 kamerave trupore për punonjësit doganorë në pikat kufitare “Tabanocë”, “Qafë Thanë” dhe “Bllacë”. Pajisjet janë siguruar përmes një donacioni nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Kamerat do të regjistrojnë aktivitetet dhe procedurat gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, ndërsa pamjet e regjistruara mund të shërbejnë si dëshmi në procedura kundërvajtëse apo penale.

Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski, deklaroi se vendosja e kamerave synon të forcojë sigurinë e punonjësve, të rrisë transparencën dhe të kontribuojë në parandalimin e korrupsionit.

Zëvendësuesja e ambasadorit amerikan, Nicole Warns, tha se pajisjet do të ndihmojnë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe format e krimit të organizuar.

Sipas saj, donacioni paraqet një tjetër hap në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi.com

LEXO EDHE:

Back to top button