Luka Mishetiq, avokati i Hashim Thaçit, bëri të ditur se ish-presidenti Thaçi që një ditë më parë u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë.
Në një shkrim në X, Mishetiq ka thënë se Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që ai dhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar.
“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka shkruar Mishetiq në X./Kosovapress.








