Veterani i UÇK-së, Ruzhdi Matoshi në emisionin “N’Dritë” në Alsat, për reagimet e partive opozitare maqedonase lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së i porositi që të mos i gëzon, pasi relacionet e mira me shqiptarët, forcojnë identitetin e tyre.
“Maqedonia sa më mirë të jetë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, identiteti i tyre maqedonas është më i fortë. Kjo është një teori që e thoshte Arbër Xhaferi që thoshte se maqedonasit dhe ta kuptojnë një diçka se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni ata i bëjnë më të fortë. Ata kur i sanksionojnë të drejtat e tyre i bëjnë më të dobët”, tha Matoshi./Alsat.mk.








