Shkëndija, e vetmja pa disfatë në Ligën e Parë

Shkëndija, mbetet e vetmja skuadra e vetme pa disfatë në 7 javët e futbollit vendor. Skuadra tetovare, në fundjavë shënoi fitore 3-1 ndaj Pelisterit në Manastir për të regjistruar fitoren e 5-të në këtë sezon , u ka edhe 2 barazime.
Mirëpo gjërat nuk shkuan në kahje pozitiv në në sfidën e zhvilluar në Manastir, pasi që vendasit ishin të parët në epërsi me golin e Tanushevit nga pika e bardhë. Ahmedi, Doriev dhe Besart Ibraimi ishin autor të golave për skuadrën tetovare që tani shkëputet në 4 pikë nga FC Shkupi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi që mbajnë pozitën e dytë dhe të tretë në tabelën e klasifikimit.
Trajneri i kuqezinjëve, Ernest Gjoka, u shpreh i kënaqur me reagim e ekipit, por potencoi se minutat e para janë sërisht të kobshme, pasi që pranuan gol të hershëm edhe ndaj Totenhamit,” tha mes tjerash trajneri GJoka.
“Për hirë të vërtetës kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë, kundërshtari u mundua të bënte gjithçka dhe na e bëri të vështirë. Ndërkohë që edhe ndeshja filloi me gol të shpejtë për vendasit. Po na bëhet si sëmundje që këto minutat e para ne duhet t’i rikuperojmë dhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm, shumë më të përqendruar. Por gjithsesi ekipi reagoi mirë dhe arritëm të merrnim atë që donim. Mendoj se këto janë ndeshje pozitive, skuadra po ngrihet dhe po jep maksimumin.”
Në javën e 8-të, Shkëndija përballet me Sileksin, në stadiumin në Tetovë.