Shkëndija fiton në frymën e fundit ndaj Tikveshit
Sot u zhvilluan katër përballjet e javës së 23 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e zhvilluar në Strumicë, Akademia Pandev me 1-0 mundi skuadrën e Struga Trim Lum, falë golit të shënuar nga Sharkoski.
Fitores në terrenin vendas iu gëzuan Shkëndija dhe Bregallnica. Kampioni aktual, në Tetovë, mundi skuadrën e Tikveshit me 2-1, falë golave të shënuar nga Doriev dhe Nafiut, ndërsa Bregallnica me 3-0 mundi Borecin.
Nuk kishte fitues në përballjen lokale në Shkup, në mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Skopjes, ku të dy skuadrat shënuan nga një gol.
Ndërkohë të hënën, skuadra e Renovës përballet me Pelisterit, në sfidën e fundit të javës së 23-të. Kujtojmë se ditë më parë, FC Shkupi mundi Rabotniçkin me 2-0. (FOTO: Gol.mk)
Liga e Parë – Java 23
Fc Shkupi 2-0 Rabotniçki
Akad. Pandev 1-0 Struga Trim Lum
Bregallnica 3-0 Boreci
Shkëndija 2-1 Tikveshi
Makedonija Gj.P. 1-1 Skopje
Renova – Pelisteri







