Skuadra e Shkëndijës edhe zyrtarisht është kampione e Maqedonisë në futboll. Me vetëm 2 disfata në 33 xhiro të futbollit vendor, skuadra tetovare rrugëtoi sigurt drejt titullit të katërt në elitën e futbollt vendor.

Ceremoniali i ndarjeve të medaljeve për futbollistët, trajnerët dhe stafin teknik, u zhvillua pas ndeshjes, e cila kishte një kohëzgjatje maratonike. Shkak për këtë ishin “Ballistët”, që u futën në tribuna në minutën e 75-të, dhe kjo solli kohë shtesë në sfidën në Tetovë. Mirëpo në fund gjithçko mirë dhe trofeun e kampionit për sezonin 2020/21, e dorëzoi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini në duart e kapitenit Egzon Bujtallait.

Ky i fundit u ngjit në podium dhe së bashku me futbollistët e tjerë, ngriti lart trofeun e merituar.











