Struga Trim Lum shkruan historinë në futbollin vendor

Struga Trim Lum për herë të parë , nga themelimi i saj në vitin 2015, do të luajë në garat evropiane. Suksesin e madh të skuadrës strugane është i jashtëzakonshëm, për shkak se në javën e fundit mundën Sileksin me 1-0 edhe pse gati 60 minuta luajtën me një futbollist më pak. Por ata i dolën dhe me golin Jahja-s verifikuan vendin e tretë dhep pjesëmarrjen në Ligën e Konferencave Evropiane.

Në rrjetet sociale KF Struga Trim Lum shkroi:

16 maj 2021 do të mbahet mend një kohë të gjatë në historinë e klubit tonë. Struga Trim Lum në ndeshjen vendimtare mundi Sileksin në Kratovë me rezultatin minimal 1:0, duke siguruar për herë të parë në historinë 6-vjeçare të themelimit edhe një vend për në garat europiane.

Vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin nga qyteti i bukur i Strugës, që sonte do të festojë deri vonë këtë sukses historik.

Heroi i fitores së 15-të sezonale doli të jetë Abdylhadi Jahja, i cili shënoi në minutën e 67-të. Kjo fitore e ekipit tonë përfiton edhe më shumë në peshë, kjo pasi Struga Trim Lum nga minuta e 28-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) të sulmuesit Marjan Altiparmakovski.

Falë fitores së sotme, Struga Trim Lum siguroi vendin e tretë në renditjen tabelare. Pas 33 xhirove ekipi ynë i zemrës ka grumbulluar 57 pikë, duke lënë pas vetes konkurrentin kryesor për pozitën e tretë, Makedonija GJ.P.

Kështu Struga Trim Lum iu bashkohet dy skuadrave tjera shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, skuadra këto që do të na prezantojnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, gjegjësisht në Liga Europa.

 

LEXO EDHE:

Back to top button