Shkëndija në Kratovë, FC Shkupi në Strumicë

Të mërkurën do të mësohen emrat e katër skuadrave që do të sigurojnë kualfikimin në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Skuadra e Shkëndijës do të jetë në transfertë dhe në Kratovë do të përballet me Sileksin.

Në Strugë do të zhvillohet përballja e dytë brenda katër ditëve në mes Struga Trim Lum dhe Renovës, ndërsa Bellasica në terrenin vendas do të takohet me Makedonijë Gjorçe Petrovin.

Ndërkohë Akademia Pandev pas eliminimit të Vardarit, do të kërkojë të njëjtë gjë edhe ndaj FC Shkupit. Të gjithë ndeshjet nisin në orën 13.00.

Kupa e Maqedonisë – çerekfinale

Sileksi – Shkëndija

Struga Trim Lum – Renova

Bellasica – Makedonija Gj.P

Akad. Pandev – FC Shkupi

LEXO EDHE:

Back to top button