Barcelona konfirmon katër zgjatje të kontratës

Menjëherë pas fitores 5:1 ndaj Ferencvaroshit, skuadra e Barcelonës në llogarinë zyrtare të klubit kanë njoftuar vazhdimet e katër kontratave të lojtarëve. Bëhet fjalë për Zherard Pike që ka nënshkruar deri në vitin 2024, Andre Ter Stegen deri në vitin 2025, Klement Lenglet deri në vitin 2026 dhe Frenki de Jong deri në vitin 2026.

Befasi është kontrata për Zherard Pike i cili ka 33 vjet, dhe tani do të jetë pjesë e katalanëve deri në moshën 37 vjeçare. Kujtojmë se Pike pas humbjes nga Bajern Muniuh, sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve, ishte shprehur i gatshëm të largohej nga klubi, nëse i kërkohej një gjë e tillë

LEXO EDHE:

Back to top button