Shkëndija nis aventurën evropiane ndaj Mura-s

" "

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, Shkëndija nga Tetova, sonte në orën 20.00 do të zhvillojë përballjen e parë në garat e Ligës së Kampionëve në sezonin e ri, kur do të përballet me kampionin e Sllovenisë, skuadrën e Mura-s.  Trajneri i “kuqezinjëve” beson se ekip është gati që të nis aventurën evropiane.

Ernest Gjoka, trajner i KF Shkëndija

“Mendojë se skuadra është në një moment të mirë. Mendojë se vijmë nga një fazë përgatitore që e kemi ndërtuar me shumë kujdes për të ardhur në këtë moment…..Besoj se jemi OK për të startuar ndeshjen e parë të Champions Ligës. ….Mendojë se do të jetë një plus për skuadrat , për objektivat që ne kemi dhe urojë dhe shpresojë që këtë përvojë dhe këtë cilësi që ka Shkëndija ta përdori për të shkuar sa më përpara, për të plotësuar dhe për të arritur ato llojë objektivash që ne kemi dhënë vetës për në kupat evropës, sivjet.”

 

Kapiteni i “kuqezinjëve”, Egzon Bejtullai beson se skuadra kërkon kualifikimin në grupe të Ligës së Kampionëve dhe beson se Shkëndija mund të kalojë skuadrën e Mura-s, vetëm nëse jep maksimumin.

Egzon Bejtullai, futbollist i KF Shkëndija

“Ekipi I Murës është shumë i mirë dhe e kemi analizuar këto ditë që kemi punuar bashkë me trajnerin dhe mendojë se edhe ne si ekip jemi shumë të mirë dhe shumë të motivuar për ta kaluar dhe nuk besoj se do të jetë një ekip që i kaluar për Shkëndijën , pasi që kemi luajtur edhe me shumë ekipe më të forta…Normalisht se Shkëndija ka përvojë në Kupat Evropiane , mirëpo jo çdoherë pa me u angazhuar , nuk do të thot se do ta fitojmë vetëm se jemi favorit ose kemi një edicion të mirë në kupat evropiane. Unë mendojë se duhet të japim maksimumin dhe në fund të ndeshjes të dalim fitues.

 

Ndeshja e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.00 dhe do të drejtohet nga arbitri portugez Antonio Nobre

LEXO EDHE:

Back to top button